Fier, Albania. September 2017
CLIENT: Engim Albania
AL_
ACTION: të përshkruara drejtpërdrejt nga djemtë që morën pjesë në realizimin e veprës:
Shkolla jonë është diçka e vyer për ne. Është vendi ku na janë hapur dyert e para drejtë rrugës të gjatë të dijes e vendi ku kemi kaluar dhe do të kalojmë një pjesë të mirë të jetës sonë. Dhe si një ambient i tillë është e trishtuar të shohësh mungesën e ngjyrave dhe imagjinatës në shkollën tonë. Por këtë problem fatmirësisht na e zgjidhi një projekt i caktuar në shkollë. Dhe ne u zgjodhëm me misionin e veçant për t’i dhënë jetë shkollës. Secili prej nesh ka një talent. Ne të tetë kemi talent vizatimin. E për këtë talent që kemi na zgjodhën si ndihmës për projektin që do të zhvillohej.
Të gjithë sollëm nga një ide se çfarë do të vizatonim:
- Ana mendoi vizatimin e disa fëmijëve të kapur dorë më dorë në një rreth si simbole të barazisë, pasi ne jemi të gjithë njësoj si në tryezën e rrumbullakët.
- Freja propozoi diçka mbi lirinë e mendimit dhe e shprehu atë me figurën e një njeriu mendjehapur nga i cili fluturonin flutura që paraqesnin mendimet.
- Kamila mendoi të vizatonim një pëllumb si simbol të paqes.
- Era propozoi vizatimin e fytyrave të disa fëmijëve me ngjyra të ndryshme të lëkurës, si imazhë kundër diskriminimit.
- Klajdi mendoi që të vizatonte një vajzë duke mbjellë një bimë për të përfaqësuar kujdesin që duhet të tregojmë ndaj palnetit tonë.
- Ilva mendoi të vizatonte dy duar të bashkuara për të lënë një mesazh kundër diskriminimit racial.
- Katerina propozoi vizatimin e portreteve të një vajze të rrethuar nga simbole që paraqesin mendimet e të rinjëve .
- Joni propozoi vizatimin e një të riu të ndarë mes jetës reale e asaj virtuale.
Në fund arritëm të krijonim një ide të përbashket: fytyrat e fëmijëve të ndryshme që përputheshin nga ana fizionomike, të cilët bashkohen dhe plotësojnë njëri – tjetrin dhe kjo u shpreh me anë të ndërthurjes së ngjyrave. Para se të nisnim muralen bëmë 90 fotografi të fëmijëve të klasave të para dhe prej tyre zgjodhëm 6 me tipare që kombinoheshi grafikisht.
Pastaj filluam punën duke krijuar skica të figurave gjeometrike në pjesën e përparme të shkollës. Falë një videoprojektori arritëm të vizatonim fytyrat e fëmijëve të ides sonë dhe gjatë javës i dhamë ngjyra murales duke përdorur spryt dhe penela. Fantazia jonë e madhe u shpreh me anën e një ylberi ngjyrash me mesazhin për ti thënë jo diskriminimit pasi të gjithë kemi të njëjta të drejta. Jemi krenar për punën që kemi bërë.
ITA_
ACTION: descritta direttamente dai ragazzi che hanno partecipato alla realizzazione dell’opera:
La nostra scuola è una cosa importante per noi. È il posto dove ci si sono aperte le porte della conoscenza, il luogo dove abbiamo passato e passeremo una parte felice della nostra vita. E in un ambiente del genere come la nostra scuola, è triste vedere che mancano colori e fantasia.
Per questo problema, fortunatamente siamo stati scelti per un progetto che ha l’obiettivo di dare vita alla nostra scuola. Ciascuno di noi ha un talento, noi 8, siamo bravi a disegnare! E per questo talento che possediamo, siamo stati scelti come partecipanti a questo progetto.
Ognuno ha portato una propria idea su cosa disegnare:
- Anna ha immaginato alcuni bambini mano nella mano in un cerchio perché in cerchio tutti siamo uguali, come in una tavola rotonda.
- Freja ha proposto qualcosa sulla libertà di espressione e l’ha immaginato attraverso la figura di una persona con la testa da cui spiccano il volo farfalle che rappresentano le idee.
- Kamila ha pensato di rappresentare una colomba come simbolo della pace.
- Era ha suggerito di disegnare i volti di alcuni bambini con diversi colori di pelle, come immagine contro la discriminazione.
- Klajdi ha pensato di raffigurare una ragazza che pianta un albero a simbolizzare l’attenzione da avere nella tutela dell’ambiente.
- Ilva ha immaginato due mani unite tra loro per lanciare un messaggio contro la discriminazione razziale.
- Katerina ha proposto di disegnare il volto di una ragazza circondata da simboli che rappresentano i pensieri dei giovani.
- Joni ha proposto la raffigurazione di un giovane diviso tra la vita reale e la realtà virtuale della tecnologia.
Alla fine siamo arrivati a creare una proposta comune: i volti di diversi bambini che, indipendentemente dalla fisionomia, si intrecciano e si completano uno con l’altro attraverso l’uso dei colori. Prima di iniziare il murales, abbiamo scattato fotografie a 90 bambini della prima classe e ne abbiamo scelti 6 con tratti somatici che graficamente combaciavano.
Poi abbiamo iniziato il lavoro preparando gli schizzi di alcune figure geometriche sulla facciata frontale e laterale della scuola. Abbiamo disegnato i tratti principali della nostra idea e, durante la settimana, abbiamo dato colore al murales usando spray e pennelli. La nostra grande fantasia è rappresentata attraverso un arcobaleno di colori e il messaggio è dire no alla discriminazione, perché abbiamo tutti uguali diritti.
Siamo orgogliosi di ciò che siamo riusciti a fare!